Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të lejojë “të gjitha transaksionet” me Venezuelën, që lidhen me përpjekjet për ndihmë pas tërmetit.
Lehtësimi i pjesshëm dhe i përkohshëm i kufizimeve është i autorizuar vetëm për periudhën 26 qershor – 23 tetor, sipas Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Licenca e përgjithshme mbulon përpunimin dhe transferimin e fondeve në emër të personave nga vende të treta, drejt ose nga Venezuela, me kusht që këto fonde të mbështesin operacionet e përfshira në autorizimin specifik.
Venezuelianët janë shprehur të zhgënjyer me ritmin e ngadaltë të reagimit të qeverisë në operacionet e shpëtimit menjëherë pas dy tërmeteve që goditën vendin të mërkurën.
“Njerëzit janë vërtet të zhgënjyer. Ata kanë frikë, sepse e dinë se nuk kanë një shtet që do ta përmbushë rolin e tij. Prandaj, e dinë se askush nuk do të shkojë atje për t’i ndihmuar”, tha ekonomisti venezuelian Jorge Jraissati./Reporteri.net