Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.
Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, ka thënë Policia për Reporteri.net.

