Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën udhëtoi parë me një Boeing 747 që e pranoi si dhuratë nga Katari.
Avioni luksoz, që raportohet të ketë një vlerë prej rreth 400 milionë dollarësh amerikanë, u përfshi zyrtarisht në flotën e Air Force One muajin e kaluar. Përpara se të miratohej për përdorim, ai duhej t’i nënshtrohej modifikimeve të gjera me shpenzimet e taksapaguesve amerikanë, duke përfshirë përmirësimet e sigurisë.
Trump e përdori atë për të fluturuar për në Dakotën e Veriut për të vizituar Bibliotekën e re Presidenciale Theodore Roosevelt.
Trump e pranoi aeroplanin në maj të vitit 2025, pavarësisht kritikave të ashpra. Dhurata e jashtëzakonshme nga një aleat i huaj ngriti shqetësime ligjore dhe etike, me demokratët që e denoncuan atë si “korrupsion flagrant”.
“Sinqerisht, jam i emocionuar për fluturimin e parë”, u tha ai gazetarëve. “Mund të jeni diskret për këtë ose ta tregoni hapur. Dhe mendoj se vendi duhet të jetë shumë krenar. Është e bukur.”
Kur u pyet se sa u kushtuan taksapaguesve amerikanë modifikimet, Trump tha se shuma ishte minimale krahasuar me koston e blerjes së një avioni të krahasueshëm përmes mjeteve të tjera.
Aeroplani i rinovuar i Qatar Airways është lyer me të kuqe, të bardhë dhe blu të errët, një ndryshim nga skema e ngjyrave kaltër-bardhë e përdorur në aeroplanët Air Force One për dekada të tëra./Reporteri.net/