×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    ​Katër muaj e katër ditë pas vrasjes, në Teheran ekspozohet arkivoli i Ali Khamaneit

    Reporteri
    03 Korrik 2026 | 12:53

    Arkivoli me kufomën e ish liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është vendosur të premten, në Grand Mosalla të Teheranit, që është kompleksi më i madh për falje dhe ceremoni fetare në kryeqytetin e këtij shteti.

    Pranë arkës mortore të tij, janë vendosur edhe disa tabutë tjerë, që u takojnë familjarëve të udhëheqësit.

    Ndër ata që u nderuan me vendosjen e arkivoleve të tyre në Grand Moslla janë edhe vajza e madhe Khameneit, dhëndri i tij, mbesa 14-muajshe dhe bashkëshortja e liderit të ri suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të mëparshëm, i cili vazhdon të qëndrojë i fshehur pasi raportohet se u plagos në atë sulm.

    Të gjithë të vdekurit u vranë më 28 shkurt, në ditën kur Amerika dhe Izraeli filluan sulmet e tyre masive ndaj Iranit.

    Viktimat kryesore të kësaj ngjarje do të varrosen me 9 korrik në vendin e quajtur Mashhad, ku edhe ka lindur Khamenei..

    Deri në këtë ditë, arkivoli me kufomën e tij dhe ata të të afërmve të tij do të lëvizë nëpër Teheran, Qom dhe qytete tjera me rëndësi fetare për iranianët shiitë./kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!