×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Shkon në 2 mijë e 645 numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë

    Reporteri
    03 Korrik 2026 | 23:18

    Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e forta në Venezuelë javën e kaluar ka shkuar në 2.645, tha të premten Ministria e Informimit.

    Sipas kësaj ministrie, Më shumë se 12 mijë të tjerë kanë pësuar lëndime dhe 15 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë si pasojë e kësaj katastrofe, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Vendet e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë ofruar ndihmë Venezuelës për t’u përballur më lehtë me pasojat që i kanë lënë tërmetet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!