×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Certifikimi i rezultateve, KQZ: Po presim vendimet e Supremes

    Reporteri
    06 Korrik 2026 | 7:18

    Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë treguar se kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura për rezultatet e shpallura më 27 qershor.

    “Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, tha Elezi për RTK.

    Ndryshe, KQZ ka publikuar, më 27 qershor rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

    Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!