Dy të dyshuarit për therjen e dy personave dhe lëndimin e një tjetri në Komoran, ende nuk janë kapur nga Policia e Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur autoritetet përmes raportit zyrtar, ndërsa theksohet se viktimat janë duke u trajtuar në QKUK.
Përleshja ndodhi pasditen e së hënës, ndërkaq policia ka iniciuar rastin si “Vrasje në Tentativë”.
“Komoran, Gllogoc 06.07.2026-19:02. Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/