×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Erdogan dhe Rutte dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja që po komentohet kudo

    Reporteri
    07 Korrik 2026 | 17:54

    Një fotografi e publikuar në rrjete sociale gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.

    Në imazh shfaqen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, teksa ecin dorë për dore gjatë takimit.

    Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i peshës në rritje që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike.

    Samiti i NATO-s në Ankara po zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta ndërkombëtare, me fokus te forcimi i mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve ushtarake dhe koordinimi i aleatëve përballë kërcënimeve të reja.

    Si një nga anëtarët kyç të Aleancës, Turqia mbetet një partner strategjik falë pozicionit të saj gjeografik dhe rolit të rëndësishëm në rajonin e Detit të Zi, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!