Faqja zyrtare e Rekordeve Guinness ka uruar yllin argjentinas Lionel Messi për rekordet e tij të reja në kompeticionin më të madh të futbollit, Kupën e Botës.

Në postimin e publikuar, Guinness ka vlerësuar Messin për dy arritje historike: Më së shumti gola të shënuar në fazat finale të Kupës së Botës FIFA nga një futbollist – 21 gola dhe më së shumti ndeshje radhazi në Kupën e Botës FIFA ku një lojtar ka shënuar – 9 ndeshje radhazi.

“Urime për Leo Messin”, thuhet në postimin e Rekordeve Guinness..

Reklamë