Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilluan një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, “gjatë së cilës ranë dakord të vazhdojnë koordinimin mes vendeve të tyre në fronte të ndryshme”, sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit.
“Presidenti Trump e informoi Kryeministrin mbi veprimet amerikane në Gjirin Persik,” thuhet në njoftimin e zyrës së Netanyahut.
“Kryeministri, nga ana e tij, ngriti shqetësimin për seriozitetin e deklaratave të (Presidentit turk Recep Tayyip) Erdogan dhe bashkëpunëtorëve të tij kundër ekzistencës së Shtetit të Izraelit, si dhe nevojën për të ruajtur zonat e sigurisë përgjatë kufijve të Izraelit”, thuhet tutje në deklaratrë.
Dy ditë më parë Netanyahu tha se Erdogan “nuk është pikërisht një model aleati i Shteteve të Bashkuara”. Netanyahu gjithashtu pretendoi se Erdogan “kërcënon të shkatërrojë Izraelin”./Reprteri.net/