×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani

    Reporteri
    12 Korrik 2026 | 9:05

    Volkswagen po përgatit një plan të gjerë ristrukturimi që mund të çojë në mbylljen e prodhimit në disa fabrika në Gjermani dhe të rrezikojë rreth 40 mijë vende pune, raportojnë mediat gjermane.

    Sipas revistës Der Spiegel, e cila citon burime nga bordi mbikëqyrës i kompanisë, drejtori ekzekutiv Oliver Blume synon të ndërpresë prodhimin në fabrikat e Zwickau dhe Emden brenda pesë viteve të ardhshme. Plani parashikon gjithashtu mbylljen e fabrikës së automjeteve komerciale në Hannover në vitin 2032 dhe të fabrikës së Audi-t në Neckarsulm në vitin 2034.

    Katër fabrikat punësojnë së bashku rreth 40 mijë punëtorë, ndërsa plani përfshin edhe shkurtimin e rreth 50 mijë vendeve të punës në të gjithë grupin deri në vitin 2030.

    Propozimet, të cilat analistët i cilësojnë si ndryshimin më të madh në historinë e prodhuesit gjerman të automjeteve, pritet të diskutohen në mbledhjen e bordit mbikëqyrës në Wolfsburg.

    Ndërkohë, sindikata e fuqishme gjermane IG Metall ka reaguar duke kundërshtuar planin dhe ka bërë thirrje për protesta, duke organizuar një tubim në Wolfsburg në të njëjtën ditë me mbledhjen e bordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!