Spanja ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Francës.

Ishte Mikel Oyarzabal i cili realizoi nga penalltia në minutën e 22-të të ndeshjes.

Sytë e botës së futbollit janë të kthyer këtë mbrëmje nga Dallasi, ku Franca dhe Spanja përplasin “brirët” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Një duel mes dy superfuqive të futbollit europian, që premton spektakël, emocione dhe një betejë mes yjeve më të mëdhenj të momentit.

Reklamë

Nga njëra anë Kylian Mbappe, lideri i “Les Bleus”, dhe nga tjetra fenomeni Lamine Yamal, i gatshëm të udhëheqë “La Rojan” drejt një tjetër finaleje.

Në lojë është bileta për në finalen e 19 korrikut, ku fituesi do të përballet me Anglinë ose Argjentinën.