Qindra supermarkete në Francë janë goditur nga një sulm kibernetik që shkaktoi rritjen e temperaturave në frigoriferë , duke dëmtuar sasi të mëdha ushqimesh të freskëta dhe të ngrira.

Humbjet ekonomike vlerësohen se mund te arrijnë në miliona euro, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për incidentin.

Sipas raportimeve, hakerat morën kontrollin e programeve kompjuterike që menaxhojnë temperaturën e pajisjeve frigoriferike, duke i ngrohur disa prej tyre deri në 50 gradë Celsius për disa orë gjatë natës.

Reklamë

Prokuroria e Parisit konfirmoi se sulmi kishte prekur pajisje frigoriferike të lidhura me internetin në disa kompani të mëdha të tregtisë ushqimore.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, i ka kërkuar agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të hetojë incidentin.

Rrjeti Carrefour raportoi se janë prekur 80 supermarkete, ndërsa Monoprix njoftoi se sulmi ka përfshirë rreth 5% të dyqaneve të tij.

Edhe Intermarché konfirmoi se frigoriferët në afro 150 pika shitjeje u ngrohën deri në 50 gradë Celsius për rreth gjashtë orë gjatë natës.

Ndërkohë, shqetësimet janë zgjeruar përtej Francës. Sipas një analisti të sigurisë kibernetike, incidente të ngjashme janë raportuar edhe në Spanjë, Portugali, Poloni, Gjermani dhe Belgjikë.

Reklamë