Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat të pastër 2:0 në gjysmëfinale.
Kampionët në fuqi të Evropës zhvilluan një paraqitje bindëse ndaj nënkampionëve të botës, duke dominuar pjesën më të madhe të takimit dhe duke mos u lënë shumë hapësira francezëve.
Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi më herët Lamine Yamal fitoi një penallti.
Me avantazhin minimal 1:0, spanjollët shkuan në pushimin mes pjesëve.
Në pjesën e dytë, Pedro Porro vulosi fitoren në minutën e 58-të, duke realizuar për 2:0 pas një aksioni të ndërtuar mirë.
Franca tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, ndërsa Spanja e administroi me qetësi epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.
Në finalen e madhe, Spanja do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Argjentinës dhe Anglisë.
Ndërkohë, Franca do të luajë ndeshjen për vendin e tretë ndaj humbësit të duelit Argjentinë–Angli.