×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Vdes një turist britanik në një anije në Greqi

    Reporteri
    15 Korrik 2026 | 11:17

    Një turist britanik ka humbur jetën në bordin e një anijeje kroçere pranë ishullit grek të Kretës, pasi u gjet pa shenja reagimi.

    79-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhej në anije gjatë lundrimit në Detin Mesdhe, kur mjeti detar u detyrua të ankorohej në Kretë për shkak të emergjencës mjekësore, shkruan Metro.

    Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por më pas u shpall i vdekur në spitalin lokal.

    Autoritetet portuale në Hania kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e vdekjes, raportojnë mediat britanike.

    Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji ku një shtetas britanik humb jetën në një anije kroçere në Greqi. Më herët, një 67-vjeçar vdiq në një anije me flamur maltez pranë ishullit të Korfuzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!