×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / LIVE

    Fillon pjesa dytë, Spanja – Argjentina 0:0

    Reporteri
    19 Korrik 2026 | 22:23

    Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes finale të Botërorit ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, shkruan Reporteri.net.

    Spanjollët në 45 minutat e parë mbajtën posedimin dhe krijuan disa raste, por nuk arritën të shënonin.

    Lamine Yamal kishte rastin më të mirë në lojë për të rrezikuar pas pesë minutave lojë, por dështoi të shënoi nga afërsia.

    Raste të mira shënimi kishin edhe Oyarzabal dhe Cucurella.

    Kurse, argjentinasit nuk kishin asnjë rast të mirë shënimi, dhe Messi ishte plotësisht nën hije.

    Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjë nga kombëtaret do të arrijë ta fitojë Botërorin, apo do të nevojitet koha shtesë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!