Spanja është shpallur kampione e botës, pasi mposhti Argjentinën me rezultat minimal 1:0 në finalen e Kupës së Botës, shkruan Reporteri.net.
Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 106-të të takimit, duke i siguruar “La Rojas” trofeun më të madh në futbollin botëror.
Koha e rregullt përfundoi pa gola, megjithëse Spanja dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijoi rastet më të mira për shënim. Finalja shkoi në vazhdime, ku spanjollët arritën të gjenin golin e shumëpritur përmes Torres.

Me këtë fitore, Spanja kurorëzohet kampione e botës pas një paraqitjeje të shkëlqyer gjatë gjithë turneut, ndërsa Argjentina mbetet nënkampione pas një finaleje të luftuar deri në fund. /Reporteri.net/.