Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, tha se deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik” në Kosovë është e neveritshme.
Ai tha se pas kësaj, Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse duhet Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.
“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Europë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.
These disgusting and inflammatory remarks by a leader in the Serbian government is precisely why the @oscepa should not consider Belgrade’s bid to host the 2027 annual meeting. The OSCE is designed to build consensus in Europe, not reignite ethnic tensions. #Charleston2027…
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) July 21, 2026
Paunoviq ditë më parë ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.