×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Në ora 11:00

    Pas skadimit të afatit kushtetues, sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    08 Gusht 2026 | 8:04

    Vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet sot nga ora 11:00, ka vendosur kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari, një ditë pas përfundimit të afatit kushtetues.

    Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; 4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Deri mbrëmë pas mesnate, Kuvendi kishte afatin e fundit për t’u konstituuar, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur 30 ditë afat për deputetët për ta konstituuar Kuvendin që nga certifikimin i rezultateve.

    Partitë opozitare kanë qëndruar mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në ora 00:00 afat ky që ishte paraparë sipas kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!