Partia Demokratik e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media mëngjesin e së enjtes.
Në një njoftim nga kjo parti nuk janë dhënë arsyet e thirrjes së konferencës , vetëm janë bërë të ditur vendi dhe koha, shkruan GAzeta Online Reporteri.net.
“Partia Demokratike e Kosovës fton përfaqësuesit e mediave që nesër, e enjte, 13 gusht 2026, në ora 07:30, të marrin pjesë në konferencën për media që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Vendi: Sheshi “Skënderbeu”. Koha: 07:30”, thuhet në njoftim.