Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, sot ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka propozuar një zgjidhje që lidhet drejtpërdrejt me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se vazhdimi i mandatit të tij do të ishte një mundësi për të shmangur mbajtjen peng të vendit.

“Çështja e marrëveshjes për president edhe kjo është alibi që ndodh qëllimshëm.”

Reklamë

“Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin”, tha ai. /Reporteri.net/.