U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një 80-vjeçareje në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit, si dhe dënimin e autorëve sipas ligjit.

Haxhiu ka theksuar se rasti nuk duhet të shihet si një ngjarje e izoluar, pasi vetëm dy ditë më parë është shënuar edhe një tjetër vrasje e një gruaje.

Ajo ka bërë thirrje për masa urgjente dhe konkrete nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre.

Reklamë

“Çdo rast duhet të zbardhet deri në fund, por po aq e rëndësishme është që dhuna të njihet dhe të ndalet para se të përfundojë në vrasje”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së 80-vjeçares, duke përcjellë mesazhin se “mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”.