×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Çështja e Presidentit

    Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

    Reporteri
    26 Gusht 2026 | 17:50

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Takimi i sotëm vjen pas takimit të 18 gushtit, kur dy liderët arritën pajtim në parim për kriteret dhe profilin që duhet ta ketë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

    Në takimin e kaluar, Kurti dhe Abdixhiku u pajtuan se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë që e do dhe e mbron Republikën, respekton demokracinë dhe përfaqëson unitetin politik, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    Pas takimit të 18 gushtit, të dy liderët deklaruan se ende nuk kishin diskutuar për emra konkretë, duke paralajmëruar konsultime të brendshme në subjektet e tyre politike para takimeve të radhës.

    Abdixhiku kishte deklaruar se LDK-ja nuk kërkon një president partiak, ndërsa kishte theksuar se përkrahja për zgjedhjen e presidentit nuk kushtëzohet me përfaqësim institucional, por me synimin për të arritur stabilitet institucional.

    Ndërkohë, Kurti kishte thënë se pas takimit do të zhvilloheshin konsultime të brendshme në LVV dhe LDK, me synimin që palët të riktheheshin në tryezë për të arritur marrëveshje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!