Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në autostradë, në kilometrin e 29-të nga Vërmica.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:07, ndërsa në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net,  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Reklamë

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, janë ftuar edhe ekipet mjekësore.

“Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.