Rasti i rëndë i dhunimit seksual i cili u raportua sot nga Policia e Kosovës ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmerisë nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë Nikçi,

Reklamë

Rasti fillimisht u bë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit ngjatja ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 21:00.

“Istog / 25.08.2026 – 21:00. Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhër të cilit rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh./Reporteri.net/

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Reklamë