Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 22:20, derisa viktima ishte duke ecur në rrugë.

Viktima, shtetas kosovar, ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Reklamë

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“SULM SEKSUAL

Prishtinë 27.08.2026-22:20. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke ecur në rrugë është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.