Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nis protestën me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë.

Pjesë e protestës është edhe Vasfije Krasniqi dhe disa deputet të Aleancës.

Reklamë

Në Kosovë, katër gra janë vrarë deri më tash këtë vit.

Dy prej tyre – një 25-vjeçare shtatzënë dhe një 80-vjeçare – vetëm këtë javë.

Për të dyja vrasjet dyshohen bashkëshortët e viktimave – njëri 26 dhe tjetri 81 vjeç. I pari dyshohet se e vrau gruan me armë zjarri, ndërsa i dyti duke përdorur forcë fizike.