Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh angazhim.

Përmes një njoftimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës kanë hyrë në një kapitull të ri.

Në mesazhin e saj të fundit, Palatova u ka bërë apel autoriteteve dhe aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

Reklamë

“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Edhe gjatë ditës së djeshme, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë teska ka njoftuar Palatova, e ka pritur në takim lamtumirës kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur thirrjen e BE-së për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin sa më shpejt të institucioneve të Kosovës.

Ajo ka theksuar nevojën për avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për zhvillimin e Kosovës si një shtet shumetnik me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kosova rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri.

Reklamë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, kanë biseduar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve./Reporteri.net/