Presidenca e Republikës së Kosovës dyshohet se ka përdorur një “chatbot” të inteligjencës artificiale për hartimin e komunikatës për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Presidencës, në fund të tekstit kishte mbetur pa u fshirë një fjali tipike që gjenerohet nga mjetet e inteligjencës artificiale:
“Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.
Komunikata bënte të ditur gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së.
Një fjali e tillë zakonisht shfaqet në fund të përgjigjeve të chatbotëve, të cilët përveçse ofrojnë tekstin e kërkuar, shpesh sugjerojnë edhe mundësi për riformulim apo përshtatje të tij.
Fjalia kishte qëndruar për disa minuta edhe në postimin e Presidencës në Facebook, para se të editohej dhe të hiqej nga publikimi.

