Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka reagluar lidhur me importin e produkteve nga Serbia, duke e vënë theksin te blerja e barnave nga shteti i Kosovës.

Ai ka publikuar edhe të dhënat e një kontrate për furnizimin me barin Tramadol 50 mg/2 ml injeksion, me emrin tregtar Trodon, i prodhuar nga Hemofarm AD, Vršac, Serbi.

Ramadani ka akuzuar pushtetin e VV-së se bleru barna në Serbi pas sulmit paramilitar terrorist të Serbisë në Banjskë.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

DITA E 21 E BLLOKADËS SË RE:

Tregu ynë u pushtua nga Serbia. Heqja e tarifave 100% nuk u zëvendësua me kurrfarë programi për të mbështetur prodhimin vendor.

Me miliarda euro blejmë mallra në Serbi. Jo veç qytetarët si individë në tregun e lirë, por nga Serbia blen edhe shteti i Kosovës.

Po të funksiononte sot Kuvendi, do të ballafaqonim fort këtë hipokrizi të pushtetit të Vetëvendosjes, që blen barna në Serbi edhe pas sulmit paramiltar terrorist të Serbisë në Bansjkë.

Reklamë

Ja një shembull tjetër se si Qeveria e Kosovës blen barna në Serbi:

• Bari: Tramadol 50 mg/2 ml injeksion

• Emri tregtar: Trodon

• Prodhuesi: Hemofarm AD, Vršac, Serbi

Reklamë

• Blerësi: Ministria e Shëndetësisë

• Furnizuesi: Exclusive Corporation SH.P.K., Gjilan

• Procedura: 206-24-573-1-1-1

• Kontrata: 206-24-573-1-1-1/C654

Reklamë

• Data: 12.06.2024

Pra, kjo kontratë është bërë 9 muaj pas sulmit në Banjskë.

Ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta, siç po duket!

Reklamë