Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditëve të fundit, disa pjesë të vendit janë përfshirë pasditen e sotme nga reshje shiu dhe breshëri.
Reshjet kanë sjellë një freskim të motit, duke zbutur përkohësisht temperaturat e larta të regjistruara gjatë ditës.
Në disa zona, shiu ka qenë i shoqëruar edhe me breshër, ndërsa reshjet kanë pasur karakter lokal, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndryshimi i motit vjen pas një periudhe me temperatura të larta, ndërsa për sot ishin paralajmëruar rrebeshe shiu./Reporteri.net/