Çështja e presidentit i ka bërë sërish bashkë, kreun e VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se Kurti e Abdixhiku janë aktualisht në një takim që ka nisur rreth orës 20:00. Në takimin që po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, Reporteri.net merr vesh se prezente është edhe ish-presidentja, tashmë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ky takim vjen pas atij të së mërkurës, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.

Reklamë

Që të dy deklaruan se për herë të parë kanë biseduar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve./Reporteri.net/