×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Arifi: Nuk jemi pjesë e projektit Kurti-Abdixhiku, qëndrimi ynë për presidentin nuk ka ndryshuar

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 18:59

    Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kushteve për ta dhënë përkrahur një kandidat për president të Kosovës.

    Ai për Klan Kosova tha se nuk janë pjesë e një projekti politik mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për këtë çështje.

    Arifi tha se i takon Kurtit dhe Abdixhikut të sqarojnë çështjen e presidentit, duke shtuar se qëndrimet e Aleancës mbesin të njëjta.

    Ne nuk jemi pjesë e projektit Kurti-Abdixhiku. U takon atyre të sqarojnë. Qëndrimi ynë është ai që kemi pasur para tre muajsh. Për ne asgjë nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Arifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!