Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, njëri nga gjashtë deputetët e kësaj partie që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin.

I pyetur nga mediat për qëndrimin e tij, Shala tha se ai ka qenë vazhdimisht kundër bashkëpunimit me Kurtin.

“Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin, është gjë e njohur”, ka thënë Shala.

Reklamë