Mungesa e ditarëve shkollorë po paraqet problem për shkollat e Kosovës, në ditët e para të vitit të ri shkollor.

Drejtori i Arsimit në Gjakovë, Hysen Brahimaj, ka konfirmuar se aktualisht ka mungesë të ditarëve shkollorë.

Sipas tij, Drejtoria e Arsimit e ka bërë me kohë kërkesën për sasinë e nevojshme.

Reklamë

“Aktualisht ka mungesë të ditarëve shkollorë. Drejtoria e Arsimit e ka dërguar me kohë kërkesën për sasinë e nevojshme. Furnizimi është çështje e shtëpisë botuese që ka vendimin për furnizim nga MASh, ku jemi në pritje të furnizojë shkollat së shpejti”, ka deklaruar Brahimaj.

Mungesa e tyre është evidentuar edhe në Kaçanik.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Gazmend Bunjaku, ka thënë se deri tani ditarët nuk kanë arritur në asnjë shkollë.

“Nuk kanë ardhur ditarët për asnjë shkollë. Nuk besoj që i sjellin. Normalisht që po na vështirëson punën…”, ka thënë Bunjaku.

Ai ka bërë të ditur se nga MASHTI u është deklaruar se ditarët do të dërgohen në fillim të vitit të ri shkollor, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë konfirmim konkret për furnizimin.
Mungesa e ditarëve paraqet vështirësi për administrimin dhe dokumentimin e procesit mësimor, ndërsa drejtoritë komunale të arsimit

Reklamë

mbeten në pritje të furnizimit nga shtëpitë botuese.