Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Reklamë

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor