×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi i Ministrisë

    Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

    Reporteri
    02 Shtator 2026 | 18:46

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

    Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

    Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e masave kufizuese.

    “Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!