×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / KPK

    Pensionohet Laura Pula, Lumezi jep dorëheqje nga Komisioni i Performancës

    Reporteri
    02 Shtator 2026 | 19:03

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 301-të, në të cilën ka marrë një varg vendimesh lidhur me pensionimin, dorëheqjet dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.

    KPK-ja është njoftuar për pensionimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

    Me këtë rast, Këshilli ka vendosur që propozimi për lirimin e Pulës nga detyra për shkak të pensionimit t’i përcillet Presidencës së Republikës së Kosovës, në përputhje me procedurat ligjore.

    Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar dhe miratuar edhe dorëheqja e ish-kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga pozita e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

    Ndërkohë, KPK-ja ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e vlerësimit të performancës për shtatë prokurorë. Këshilli ka refuzuar kundërshtimin e paraqitur nga njëri prej prokurorëve ndaj raportit të vlerësimit.

    Në kuadër të mbledhjes janë shqyrtuar edhe raportet vjetore të punës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

    Raporti vjetor i Bajramit është miratuar nga Këshilli, ndërsa raporti i Isufajt nuk ka marrë miratimin e KPK-së.

    Në fund, Këshilli ka zgjedhur Bahri Hysenin në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, për mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.

    Vendimet janë marrë gjatë mbledhjes së 301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!