Gjashtë deputetë të LDK-së i thanë jo marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president, duke çuar në përplasje tjera të ashpra brenda partisë.

Për të folur rreth këtyre zhvillimeve, mbrëmë në një intervistë doli kreu i partisë, Lumir Abdixhiku. Thuajse në të njëjtën kohë në një intervistë tjetër, versionin e tij  e dha edhe Arben Gashi, një nga gjashtë deputetët e LDK-së që doli kundër marrëveshjes për presidentin.

Në këto moment tensioni të brendshëm në LDK mbrëmë në Debat Plus ishte Arben Gashi, ndërsa në emisionin Adresa në ishte vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Reklamë

Por ajo që ra në sy janë të dhënat nga YouTube nga paraqitja e të dyve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Paraqitja televizive ku ku ishte Arben Gashi, ka arritur 34 mijë shikime, ndërsa intervista e Lumir Abdixhikut, ka rreth 20 mijë shikime.

Shifrat në fjalë tregojnë interes më të madh për zërin që po kundërshton vijën e kryetarit të partisë.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala janë deputetët e LDK-së që kanë dalë kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President.

Reklamë

Pvarësisht kundërshtisë nga gjashtë deputetë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja me partinë e Lumir Abdixhikut qëndron dhe është e vlefshme./Reporteri.net/