Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.72 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se dje, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.57 euro, po ashtu më shtrenjtë.
MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.63 euro për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




