Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit kamermanit dhe influencerit, Laurent Krasniqit.

Sipas njoftimit të shokut të ngushtë të tij, Egzon Sahitit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Llukar, nga ora 17:00.

Ish-banori i BBVK-së vdiq si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete [të cilën e ngiste ai] dhe një automjeti.

Reklamë

Pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, 29-vjeçari nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve të marra.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se shoferi i përfshirë në aksident është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/