Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Sipas aktakuzës, më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, N.S. ka drejtuar automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, duke shkaktuar një aksident trafiku.
I pandehuri, derisa ishte duke lëvizur në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ka goditur një automjet që po qarkullonte në drejtimin e rregullt.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Në aksident janë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale të kryer dhe t’i shqiptojë dënim meritor në përputhje me ligjin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




