×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Të dhënat e ASK-së

    Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 14:03

    Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme janë rritur për më shumë se 213 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për herë të parë në këtë krahasim shpenzimet kanë kaluar edhe shumën e të hyrave të realizuara gjatë tremujorit, veçse te rritja bëhet fjalë për 2.1 milionë euro.

    Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

    Sipas ASK-së, Qeveria e Përgjithshme ka shpenzuar 997.9 milionë euro në periudhën prill-qershor 2026, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2025 shpenzimet ishin 784.9 milionë euro.

    “Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, Kompensimi i punëtorëve me 24%, Konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në një komunikatë për media nga ASK.

    Në të njëjtën periudhë, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, nga 972.6 milionë euro sa ishin në TM2 të vitit 2025.

    “Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 974.7 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2025 ishin 972.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të gjithsej të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, Aktivet dhe detyrimet financiare 7%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!