×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “S’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty”, motra e Laurent Krasniqit me fjalët më prekëse pas varrimit të tij

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 20:57

    Influenceri i njohur Laurent Krasniqi është përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë si pasojë e një aksidenti me motor.

    Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka tronditur thellësisht familjarët, miqtë dhe mijëra ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

    Të prekur nga kjo humbje e madhe, ndjekësit kanë shprehur ngushëllimet e tyre të përzemërta dhe dhimbjen për ikjen e tij të papritur.

    Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit e ka kujtuar atë përmes një fotografie dhe një shkrimi mjaft prekës në Instagram.

    “Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, ka shkruar ajo, duke përcjellë dhimbjen e madhe që ka lënë kjo tragjedi në familjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!