Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur përsëri për Gjykatën Speciale dhe për vendimin që pretendon se Haga do të marrë për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Vuçiq i cili e ka kthyer temën e Hagës në pjesë të fushatës zgjedhore, ka thënë se në bazë të informacioneve të “siguruara nga kanalet e inteligjencës”, Hashim Thaçi, do të shpallet i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe se do të dënohet vetëm për aktakuzën e dytë për ndërhyrje në drejtësi.
“E mora këtë përmes kanaleve të inteligjencës…Mora informacion se do t’i japin Hashim Thaçit një dënim që mbulon kohën që ka kaluar në paraburgim, kështu që ai do të dënohet për shpërfillje të gjykatës, ndërsa nuk do të ketë asgjë në lidhje me krimet kundër serbëve”, ka thënë presidenti serb për “informer tv”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




