×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Foto

    “Kosova po pret”, lokalet në Gjilan stolisen me flamuj të UÇK-së

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 11:19

    Kanë mbetur edhe më 10 ditë deri te shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Para 16 shtatorit, do të mbahet një marsh në Prishtinë më 12 shtator në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

    Për këtë organizim të platformës “Liria ka emër”, po vazhdon mobilizimi i madh nëpër të gjitha komunat e Kosovës, për të marshuar në Prishtinë.

    Qytetarë të shumtë, biznese e kategori të ndryshme të shoqërisë janë organizuar për të shprehur përkrahhe për katërshen e UÇK-së.

    Në Gjilan, pothuajse të gjitha lokalet e gastronomisë tashmë kanë vendosur flamujt e UÇK-së.

    Iniciatori Arlind Vokshi ka thënë për Klankosova se pjesa dërrmuese e qytetarëve i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ta vendosur flamurin e UÇK-së dhe kanë shprehur mbështetje për marshin e 12 shtatorit.

    Ai ka dërguar edhe fotografi me lokalet dhe vendosjen e flamujve të UÇK-së.

    Ndryshe, edhe në komunat e tjera ekziston një numër i madh i qytetarëve që në forma të ndryshme i kanë dhënë mbështetje Marshit për Liri dhe presin q ëish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!