Një 68-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Velipojë, pasi dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar arrest kardiak dhe është mbytur.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë.
Viktima është identifikuar me inicialet S. B., 68 vjeç, shtetas i Kosovës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




