Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kalimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, në pozitën e këshilltarit në Zyrën e Presidentit.

Hoti e ka cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm, duke vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë arsye objektive që Sejdiu të largohej nga Gjykata Kushtetuese dhe të merrte detyrën e këshilltarit në Presidencë.

“Papërgjegjësi, sepse nuk ka pasur asnjë arsye objektive që ai të jetë larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe të ketë shkuar këshilltar në Zyrën e Presidentit. Kjo tregon për animin e tij politik”, ka deklaruar Hoti.

Reklamë

Ai ka shprehur gjithashtu rezerva lidhur me kandidaturën e Sejdiut për një detyrë të lartë shtetërore.

“Kam rezervat e mia nëse ai mund ta kryejë këtë detyrë të lartë shtetërore”, ka thënë Hoti.