Ndërmarrja Publike “Termokos” ka shpallur konkursin e ri për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, duke rikthyer në vëmendje garën për drejtimin e ndërmarrjes pas anulimit të konkursit të mëparshëm në qershor të këtij viti.
Në mesin e emrave që pritet të jenë në garë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Termokosit është Bersant Beka, ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës.
Beka kishte mbajtur edhe pozitën e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Beka ishte larguar nga pozita e drejtorit në Komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Përparim Ramës, ndërsa largimi i tij nga kjo pozitë ishte shoqëruar me vlerësime kritike rreth performancës.
Në garë pritet të jetë edhe ish-Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani. Osmani kishte aplikuar edhe në konkursin e kaluar për këtë pozitë, por procedura ishte ndërprerë pasi konkursi ishte anuluar në qershor.
Konkursi i publikuar përcakton kriteret dhe kushtet për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, ndërsa aplikimet do të zhvillohen sipas procedurave të përcaktuara në konkursin zyrtar.