×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 23:04

    Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri, në një intervistë në RTV 21, ka folur për bashkëpunimet e LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

    Haziri thotë se kur kishin bashkëpunuar me LVV’në edhe pasi kishin gjuajtur me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës, e kishin bërë duke e pasur një qëllim dhe se ia kishin zgjatur dorën e bashkëpunimit për ta përmirësuar qeverisjen në Kosovë.

    Haziri ka thënë se që nga viti 2017, LDK ka qenë trampolina më e madhe që ia ka mundësuar Kurtit të bëhet kryeministër.

    Ai ka thënë se vitet 2017,2019 e 2021 ka qenë koha kur elektorati i LDK’së ka lëvizur drejt VV’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!